22.7 C
Sterling Heights
03/08/2026, 12:09
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Zjarri në Finiq del jashtë kontrollit, flakët avancojnë drejt Delvinës – rrezikohen banesat në dy fshatra

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetZjarri në Finiq del jashtë kontrollit, flakët avancojnë drejt Delvinës – rrezikohen...

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të hënë malin e Matomares, në bashkinë Finiq, duke u përhapur me shpejtësi për shkak të erërave të forta që po favorizojnë avancimin e flakëve.

Situata është përkeqësuar në orët e fundit, pasi zjarri është shtrirë edhe drejt territorit të bashkisë Delvinë, në afërsi të fshatit Vllahat. Forcat zjarrfikëse dhe strukturat e emergjencës ndodhen në terren, ku po punojnë për izolimin e vatrave aktive dhe frenimin e përhapjes së mëtejshme.

Për shkak të intensitetit të zjarrit dhe terrenit të vështirë, autoritetet vendore kanë kërkuar mbështetje nga ajri. Një helikopter është angazhuar në operacion, duke kryer ndërhyrje për shuarjen e flakëve në zonat më problematike.

Ndërkohë, flakët po afrohen pranë fshatrave Mesopotam dhe Kostar, duke rritur shqetësimin për banorët. Sipas informacioneve të deritanishme, nuk raportohen dëme në banesa dhe as persona të lënduar, ndërsa situata mbetet nën monitorim të vazhdueshëm.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal dhe të bashkëpunojnë me strukturat e emergjencës, ndërsa operacioni për vënien nën kontroll të zjarrit vijon.

Foto nga Google Images

Artikulli pregatitur nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img