-1.9 C
Sterling Heights
04/12/2024, 5:39
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

25-vjetori i pavarësisë së Kosovës, Rama citon Kadarenë në Prishtinë: Rugova, politikan pa pallat e pa komb

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaLajme25-vjetori i pavarësisë së Kosovës, Rama citon Kadarenë në Prishtinë: Rugova, politikan...

Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Prishtinë në kuadër të 25-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

10 qershori i vitit 1999 shënon fundin e luftës në Kosovë dhe tërheqjen e trupave serbe, pas 78 ditë bombardimesh ajrore të NATO-s.

Po me këtë datë Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi Rezolutën 1244, sipas së cilës në Kosovë u dërguan trupat paqeruajtëse të KFOR-it nga 36 vende.

Fillimisht Rama është pritur në Presidencë nga presidentja Vjosa Osmani. Më tej ai ishte pjesë e një Konference Ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi”, që mbahet në nderim të trashëgimisë politike të Presidentit Rugova.

Në fjalën e tij Rama u shpreh se Rugova ishte politikani më atipik shqiptar, ndërsa duke cituar shkrimtarin Ismail Kadare, e quajti Rugovën si politikan pa pallat e pa komb.

“Rogova ati themelues i Kosovës së lirë ishte një shqiptar i dalë nga brinjët malore të historisë sonë.

Një politikan i rrahur me vaj e uthull një figurë që edhe sot është e vështirë ta përmbledhur si një të tërë pa i hyre në hak pjesëve.

Mbetet më atipiku i politikanëve shqiptar.

I pashpjegueshëm dot deri në fund për mënyrën se si i imponuar njerëzve si lumi që rrjedh duke krijuar shtatin.

Rugova kryetar pa pallat e pa komb e çoi vendin drejt të ardhmes.

Ai u vetëshpall president i Kosovës për herë të parë, pati guximin e gjeniut për fatin se nuk rrezikoi jetën, por personalitetin. Ishte një akt donkishotest për shumë”, tha ai./lexo.al

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img