-12.3 C
Sterling Heights
15/01/2026, 10:37
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Ja përse nuk duhet të pini ujë para gjumit

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaKurioziteteJa përse nuk duhet të pini ujë para gjumit

Sic e dimë  të  qëndruarit i hidratuar është  tepër e rëndësishme ama gjumi jonë  i rehatshëm është  gjithmon prioriteti ynë  i parë . Nëse e shihni veten tuaj duke u zgjuar shpesh nga gjumi atëhere ju duhet të  ndryshoni disa metoda.

Konsumimi i tepërt ose i shumtë  i ujit para gjumit mund të  na shtyjë  të  cohemi shpesh për të urinuar.

Dhe ndonse ngritja herë pas here për të shkuar në tualet nuk do të dëmtojë shëndetin tuaj, është e rëndësishme të theksohet se ndërprerjet e vazhdueshme të gjumit mund të çojnë në një sërë problematikash.

Në fund të fundit, gjumi lidhet me gjithçka, nga sistemi ynë imunitar deri te shëndeti mendor. Privimi intensiv i gjumit është treguar se ka një lidhje me:

Humbjen e kujtesës
Infeksionet.
Presionin e lartë të gjakut.
Nivele të larta të kolesterolit.
Shtimin në peshë.
Kancerin.
Është gjithashtu e rëndësishme të dini nëse keni ndonjë gjendje që mund të shkaktojë urinim të shpeshtë. Nëse po, mund t’ju duhet të reduktoni marrjen e ujit edhe më herët para gjumit.

Në  këto raste rekomandohet që të mos pini ujë dy orë para se të shkoni në shtrat. Në këtë mënyrë, ju nuk po e mbushni trupin tuaj me lëngje shtesë që mund të shkaktojnë një ”xhiro”  të padëshiruar në banjë në mes të natës.

Foto marë nga Medical News Today.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img