Të qenit shtatzan është një fazë delikate që kërkon kujdes në jetën e një gruaje. Çfarëdo lloj aktiviteti që mund të bëni mund të ndikojë si në shëndetin tuaj ashtu edhe në shëndetin e fëmijës suaj. Dhe një gabim i vogël mund të rezultojë i rrezikshëm.
Ja cilat punë duhet të shmangni me çdo kusht.
- Mos lëvizni sende dhe mos mbani sende të rënda
Pas tremujorit të parë, çdo detyrë që përfshin ngritjen e një objekti me peshë të rëndë duhet të shmanget. Kryerja e këtyre punëve mund të rrisë rrezikun e tendosjes së shpinës dhe lëndimit. Kjo ndodh sepse indet e forta në kyçet tuaja dhe dyshemenë e legenit lirohen për shkak të ndryshimeve hormonale që ndodhin gjatë shtatzënisë, duke ju bërë më të prirur ndaj lëndimeve.
- Mos qëndroni në këmbë për një kohë të gjatë
Çdo detyrë që kërkon që ju të qëndroni në këmbë për një periudhë të gjatë duhet të shmanget. Kjo është e rëndësishme të ndiqet në mëngjes, kur shumica e grave vuajnë nga problemi i lodhjes ose të vjellave të mëngjesit. Qëndrimi për një kohë të gjatë mund të ushtrojë presion mbi këmbët tuaja, gjë që do të çonte në ënjtje dhe dhimbje shpine.
- Duhet të shmangni sa më shumë përkuljen
Pastrimi, larja e rrobave, pastrimi i dyshemesë dhe punët e tjera që kërkojnë përkulje nuk rekomandohet gjatë shtatzënisë. Shtimi në peshë gjatë shtatzënisë mund të shkaktojë një zhvendosje në qendrën e gravitetit të trupit dhe përkulja gjatë kësaj kohe mund të jetë e rrezikshme për nervin shiatik (që shkon nga pjesa e poshtme e shpinës në këmbë). Pra, nëse nuk ndiheni rehat gjatë kryerjes së ndonjë detyre, ndaloni menjëherë.
Foto marë nga First Cry Parenting.


