Çdo popull ka bestytnitë e tij dhe vendi ynë është një vënd ku ka shumë të tilla . Disa prej tyre të njëjta e disa të tjera ndoshta të pa dëgjuara nga të gjithë sepse çdo vend ka bestytni të ndryshme që ndoshta dhe nuk i keni dëgjuar më parë.
Ama cilat janë ato që ne i besojmë më shumë dhe i kemi frikë?
Macja e zezë ju pret rrugën. Kjo bestytni është shumë e njohur dhe njerëzit e besojnë shumë dhe e bazojnë cdo ngjarje fatkeqe më pas e ndodhur tek macja. Sipas bestytnisë nëse një mace e zezë ju pret rrugën me makinë ju duhet të ndroni drejtim në mënyrë që të largoni një të keqe që mund të ndodhi për shkak të saj.
Dita e martë është ters. Thuhet se kjo ditë është dita ku Zoti krijoi të ligën kështu që gjatë kësaj dite nuk duhen bërë punë dore ose të niseni për një vend të largët pasi kjo do të sjellë ters.
Lemza
Sic e dimë lemza është thjesht reagim i pavullnetshëm i muskulit të diafragmës që con në daljen e një sasie ajri në të njëjtën kohë. Mirëpo besohet se në momentin që ajo ndodh dikush po flet keq për ne.
Pasqyra e thyer
Besohet jo vetëm këtu por edhe në shumë kultura se kur thyejmë një pasqyrë fati i keq do të na ndjekë për 7 vite rradhaz.
Foto nga iStock.


