Ndjenja e marrjes së mendjes mund të jetë një efekt anësor i tumorit dhe trajtimit të tij. Ju mund të ndiheni sikur po humbisni ekuilibrin, të ligështoheni , ose të ndiheni sikur dhoma juaj po rrotullohet. Marramendja mund të përkeqësohet kur ngriheni, ecni, ngjitni shkallët ose lëvizni kokën.
Shpesh shumica e rasteve të marramendjes lidhen me një problem të veshit të brendshëm, me një anemi, dehidratimin ose marrjen e medikamenteve të caktuara. Gjithashtu,edhe të qenit në ankth ose në depresion mund të shkaktojë marramendje.
Por ajo gjithashtu është e lidhur me ndryshimin e presionit të lëngjeve në veshin e brendshëm. Ku në të pasqyrohen shqetësime nga zërat e lartë.
Edhe pse një tumor i trurit nuk ka të ngjarë të jetë një shkak i drejtpërdrejtë i marrjes së mendjes, disa tumore mund të shkaktojnë dhimbje koke dhe periudha që përmbajnë të vjella .
Kjo është veçanërisht e vërtetë nëse një individ përjeton të vjella të shpeshta dhe bëhet i dehidratuar. Në raste gjithashtu të rralla , tumoret që zhvillohen në trurin e vogël e cila është pjesa e trurit që kontrollon lëvizjen, mund të shkaktojnë vertigo, një gjendje e karakterizuar nga probleme të ekuilibrit dhe ndjesi rrotullimi në dhomë.
Foto marë nga News Medical.


