A e dinit se specialistë të gjumit besojnë se gjumi pa jastëk ka përfitime të shumta?
Sipas tyre kjo gjë :
Parandalon dhimbjet e shpinës
Shumica e njerëzve përfundojnë duke përdorur jastëk që nuk mbështesin kurbën natyrale të shtyllës kurrizore. Jastëkët e shumtë mund të çojnë në një pozicion të panatyrshëm gjumi.
Lufton dhimbjet e kokës
Ju mund të keni përjetuar shpesh zgjimin me dhimbje koke dhe për këtë jastëku juaj mund të jetë fajtor. Provoni të flini pa jastëk dhe shikoni nëse ndiheni më mirë ditën tjetër. Fjetja me një jastëk të butë redukton rrjedhjen e gjakut në kokë, duke ndërprerë një pjesë të furnizimit të zakonshëm të oksigjenit në kokë. Dhimbjet e kokës në mëngjes mund të jenë për shkak të ndërprerjes së shpërndarjes së oksigjenit në kokën tuaj.
Zbut stresin
Nëse flini në pozicionin e gabuar për shkak të jastëkëve, mund të përfundoni duke u rrotulluar gjatë gjithë natës. Kjo rrit stresin, i cili, nga ana tjetër, mund të çojë në probleme të tjera mendore dhe shëndetësore. Sapo të përjetoni më pak shqetësime të gjumit, cilësia e gjumit ndihmon trupin të ulë hormonet e stresit. Për më tepër, pas një gjumi të qetë natën, mund të ndjeni energji të shtuar ditën tjetër.
Parandalon aknet e fytyrës
Ju mund të shmangni aknet nëse flini pa jastëk. Kjo ndodh sepse aknet janë rezultat i papastërtive dhe vajit që grumbullohen në fytyrë dhe bllokojnë poret. Inflamacioni mund të shkaktojë ënjtje, skuqje dhe madje edhe infeksione. Fytyra juaj normalisht është e lidhur me jastëkun tuaj për shumicën e kohës gjatë natës. Ju ndoshta nuk i lani mbulesat ose jastëkun tuaj çdo natë. Pra, është i ekspozuar ndaj pështymës, pluhurit dhe djersës, duke e bërë atë një vend ku banojnë bakteret. Kjo mund të çojë në puçrra në fytyrë.
Foto marë nga Prorganiq.


