Nëse vuani nga migrena e dini se dhimbjet e kokës përbëjnë shumë vështirësi në kryerjen e aktiviteteve fizike dhe mendore. Por nëse keni dyshime në kujtesën tuaj, a është migrena juaj që jua shkakton këtë?
Duhet të keni parasysh se lidhjet midis llojeve të caktuara të migrenës dhe humbjes së kujtesës vazhdojnë të studiohen dhe këto lloj marrëdhëniesh bëhen akoma më të qarta pasi shihet cdo rast i vecantë.
Bazuar në keto studime besohet se shumë njerëz me migrenë pavarsisht moshës së tyre , por me një dallim pak më të madh fëmijët dhe të rinjtë pësojnë një humbje të përkohshme të kujteses , midis sulmit të migrenës ose pas tij.
Duhet të kenii parasysh se migrena mund të ngjajë shumë me simptomat e një goditjeje në tru . Dhe sipas disa studimeve kërkimore , specialistët kanë dalë në përfundimin se se njerëzit që vuajnë nga sulmet e migrenës janë në një rrezik paksa më të madh për goditje në tru. Gjë kjo që mund të shkaktojë në rënie e aftësisë njohëse dhe humbjen e kujtesës.
Pavarsisht se një pjesë e madhe nuk përjetojnë humbje kujtese sipas një studimi të botuar në Journal of Headache and Pain, rreth 40% e personave do të përjetojnë një ulje të vëmendjes, shpejtësisë si edhe përpunimit dhe kujtesës.
Foto nga ReHaler.


