-12.3 C
Sterling Heights
15/01/2026, 10:02
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Ja pse duhet të konsumoni më shumë luleshtrydhe gjatë kësaj periudhe

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaKurioziteteJa pse duhet të konsumoni më shumë luleshtrydhe gjatë kësaj periudhe

Me të vërtetë Qershori konsiderohet më së shumti si koha më e mirë për të provuar luleshtrydhet e  freskëta, por sic e dimë ato janë të disponueshme  gjatë gjithë vitit. Dhe kanë padyshim një shije të mirë dhe na mbajnë më afër stinës së verës përgjatë stinës së pranverës ku ndodhemi tani.

Këto janë disa nga përfitimet e tyre:

Reduktojnë fryrjen e barkut

Luleshtrydhet janë ushqimet të pasura me fibra dhe ujë, në këtë lloj mënyre ato largojnë nga trupi gazrat që shkaktojnë fryrje.

Mund të luftojë kancerin
Ato janë burime jashtëzakonisht të mira të vitaminës C dhe fibrave, të cilat janë zbuluar  se të mbrojnë nga kanceri i ezofagut dhe zorrës së trashë. Antioksidantët mund të luftojnë përbërësit e radikalëve të lira të cilat janë përgjegjëse për probleme kronike shëndetesore që cojnë në zhvillimin e kancerit.

Mund të mbrojnë zemrën
Luleshtrydhet përmbajnë antocianina që janë antioksidant përgjegjës për ngjyrën e tyre të kuqe, të cilat mbrojnë rreshtimin e sistemit të qarkullimit të gjakut, duke mbrojtur kështu arteriet nga grumbullimi i pllakave dhe duke rregulluar presionin e gjakut.

Mund të përmirësojë shëndetin e trurit
Kjo meritë u shkon përsëri antioksidantëve. Luleshtrydhet, me përmbajtjen e tyre të lartë të antioksidantëve, mbrojnë qelizat e trurit nga dëmtimi i radikaleve të lira. Ata gjithashtu ndryshojnë mënyrën se si neuronet në tru komunikojnë me njëri-tjetrin . Kjo së fundi çon në përmirësimin e shëndetit të trurit.

 

Foto nga Image: Shutterstock. 

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img