A e dinit se legjenda e lepurit të pashkëve e ka fillesën e tij nga Gjermania?
Origjina e lepurit të Pashkëve daton qindra vjet më parë, duke filluar në Gjermaninë parakristiane. Aty thuhej se lepuri ishte simboli i perëndeshës pagane të pranverës dhe pjellorisë.
Më vonë teksa krishterimi u përhap në të gjithë Evropën, traditat pagane u përzien me festat e krishtera, të cilat e panë Lepurin e Pashkëve të shtronte një fole me vezë shumëngjyrëshe , për fëmijët që silleshin mirë të dielën e Pashkëve.
- Shumë njerëz festojnë Pashkët në kishë.
Mbi 51% e njerëzve që festojnë Pashkët shkojnë gjithashtu në kishë, sipas një sondazhi të vitit 2018. Kjo nuk është një befasi, pasi sic e dimë Pashkët janë një festë e rrënjosur në besimet fetare. - Dekorimi i vezëve i ka fillesat në Ukrainë.
- 76% e amerikanëve mendojnë se veshët e lepurit me çokollatë duhet të jenë të parët që duhet të hahen.
- Pashkët janë festa e dytë më e madhe e ëmbëlsirave pas Halloëeen-it. Amerikanët shpenzojnë 1.9 miliardë dollarë për ëmbëlsirat e Pashkëve.
- Dikur boja e vezëve është bërë me lëvore qepe, lëvoret e pemës dhe petalet e luleve .
- 70% e karameleve të blera janë me çokollatë.
- Pashkët janë festuar në Shtëpinë e Bardhë (SHBA), që nga viti 1878.
- Dikur një vezë e Pashkëve u shit me 18.5 milionë dollarë. Një vezë e stolisur, në ngjyrë rozë dhe ari (dhe e mbuluar me diamante) ishte caktuar për t’u bërë nga familja Romanov. Një shekull më vonë dhe me disa ndryshime , në vitin 2007, ajo u shit për 18.5 milionë dollarë.
- Rrobat e Pashkëve dikur konsideroheshin fat të mirë.
Nëse vishni rroba të reja për Pashkë, atëherë pjesa tjetër e vitit tuaj me siguri do të jetë e mbushur me fat. Edhe pse sot nuk i përmbahet besimeve të njerëzve, është ende një arsye e mirë për të blerë një veshje të re pranverore përpara të dielës së Pashkëve.
Foto marë nga Sykes Cottages.


