Napoli i Spallettit i thotë lamtumirë Ligës së Kampionëve, i eliminuar në çerekfinale nga Milani.
“E përgëzojmë Milanin për kualifikimin, ata luajtën dy ndeshje duke përfituar maksimalisht dhe kjo është një simptomë e skuadrës dhe lojtarëve që dinë të zgjedhin momentet e ndeshjes – komentoi Spalletti.
Por unë gjithashtu përgëzoj Napolin sepse Liga jonë e Kampionëve ishte e nivelit më të lartë dhe ne luajtëm një ndeshje të mrekullueshme edhe sonte.
Për Napolin është rezultati i tretë negativ kundër Milanit në pak ditë: “Pas asaj disfate në kampionat, ne luajtëm ndeshjen si në Milano ashtu edhe sonte.
Mund të kishim shmangur penalltinë dhe po ashtu golin pasi ishim në zotërim të plotë, por i lamë Milanit mundësinë e përmbysjes së aksionit”.
Napoli është në vështirësi pas pushimit të fundit për ekipet kombëtare:
“Para pushimit ishim në gjendje të plotë mentale dhe fizike, përkundrazi arritëm në këtë ndeshje me shumë dezertime dhe shumë halle”.
/BotaSot/


