-7.5 C
Sterling Heights
16/01/2026, 7:39
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Këto janë arsyet pse sëmureni shpesh

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaKurioziteteKëto janë arsyet pse sëmureni shpesh

Cdo sezon i ri shoqërohet me një lloj gripi sezonal dhe arsyet përse ne jemi sëmurë mund të jenë të ndyshme.

Këto janë disa nga faktorët që mund të jenë përgjegjës për faktin se sëmureni shpesh me grip:

Njëri nga këta faktorë ka të bëjë me dietën tuaj. Një dietë e varfër ka shumë gjasa të rritë rrezikun e sëmundjeve të ndryshme. Nëse nuk hani një dietë të plotë dhe të ekuilibruar, trupi juaj nuk mund të funksionojë në mënyrën më të mirë.

Ushqimi i mirë ka të bëjë me marrjen e lëndëve ushqyese, vitaminave dhe mineraleve që trupi juaj ka nevojë. Ndaj ju duhet të :

Hani një shumëllojshmëri frutash dhe perimesh çdo ditë.
Kufizoni marrjen e përditshme të yndyrave, natriumit dhe sheqernave.
Hani drithëra të plota sa herë që të jetë e mundur.

Nëse sëmureni shpesh, ndoshta duhet të rritni marrjen e vitaminës D.

Mungesa e vitaminës D është lidhur gjithashtu me një sistem imunitar të dobësuar. Rritni marrjen e vitaminës D me ushqime të tilla si peshku yndyror, të verdhat e vezëve dhe kërpudhat.

Të qëndruarit jashtë për 10-15 minuta çdo ditë është gjithashtu një mënyrë tjetër për të pasur pëfitimet e vitaminës së diellit.

Një arsye tjetër ka të bëjë me larjen e duarve.

Duart tuaja bien në kontakt me shumë mikrobe gjatë ditës. Kur nuk i lani duart rregullisht dhe më pas prekni fytyrën, buzët ose ushqimin, mund të përhapni sëmundje. Ju madje mund të ri-infektoni veten.
Kështu që larja e duarve me ujë të rrjedhshëm dhe sapun për 20 sekonda ju ndihmon të qëndroni të shëndetshëm dhe të shmangni bakteret që shkaktojnë sëmundje. Ju gjithashtu mund të përdorni dezinfektues duarsh me bazë alkooli që përmbajnë të paktën 60 për qind alkool.

 

Foto nga Today, Getty Images.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img