-7.5 C
Sterling Heights
16/01/2026, 7:39
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Lançohet kukulla e parë Barbie me sindromën Down

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaKurioziteteLançohet kukulla e parë Barbie me sindromën Down

Mattel ka lançuar në treg kukullën e parë Barbie me sindromën Down e cila ka sjellë një risi në treg.

Kompania ka qënë e kritikuar për një kohë të gjatë nga njerëzit pasi sipas tyre kukulla Barbie tradicionale nuk përfaqsonte aspak vajzat e vërteta. Ama vitet e fundit Mattel ka krijuar kukulla me aparat dëgjimi, gjymtyrë protetike dhe karrige me rrota.

Qëllimi i kësaj kukulle është që fëmijët të shohin veten te kukulla dhe të frymëzohen nga ajo.

Prodhuesit e kukullës janë treguar mjaft të kujdesshëm me pamjen e kukullës dhe e krijuan atë në partneritet të ngushtë me Shoqërinë Kombëtare të Sindromës Down (NDSS) në ShBA.

Reuters shkruan se ,Mattel deklaroi: “Kjo kukull prezanton një skulpturë të re të fytyrës dhe trupit për të qenë më ilustruese e grave me sindromën Down, duke përfshirë një kornizë më të shkurtër dhe një bust më të gjatë. Modeli i ri i fytyrës përmban një formë më të rrumbullakët, veshë më të vegjël dhe një urë hundore e sheshtë, ndërsa sytë janë pak të pjerrët në formë bajameje. Pëllëmbët e kukullës përfshijnë një vijë të vetme, karakteristikë e lidhur shpesh me ata me sindromën Down”.

Foto nga marë nga (Mattel/Catherine Harbour)

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img