Sipas disa studimeve rritja e konsumit të mishit të kuq lidhet me rrezikun më të lartë të vdekjes së parakohshme.
Një numër i madh provash kanë treguar se konsumi më i lartë i mishit të kuq, veçanërisht i atij të përpunuar, lidhet me rrezikun më të lartë të diabetit të tipit 2, sëmundjeve kardiovaskulare, llojeve të caktuara të kancerit, përfshirë ato të zorrës së trashë dhe rektumit,si dhe vdekjes së parakohshme.
Këto studime të reja të bëra nga studiuesit e. Harvard T.H. Chan e Shkollës së Shëndetit Publik, kanë sugjeruar që ta zëvendësoni mishin e kuq dhe të përpunuar me peshk, vezë dhe pulë pa yndyrë. Sepse sipas rezultateve në përgjithësi, një ulje e mishit të kuq së bashku me një rritje të arrave, peshkut, shpendëve pa lëkurë, qumështit, vezëve, drithërave shoqërohet me një rrezik më të ulët të vdekjes në tetë vitet e mëvonshme.
Sipas studiuesve, lidhja e rritjes së konsumit të mishit të kuq me rritjen e rrezikut relativ të vdekshmërisë së parakohshme është e njëjtë, pavarësisht nga mosha, niveli i aktivitetit fizik, cilësia e dietës, statusi i pirjes së duhanit ose konsumimi i alkoolit.
Foto nga USA Today, Google.


