Ndjenjat e urisë disa periudha mund të na vijnë më shpesh se zakonisht. Dhe shpesh herë kjo nuk quhet uri , por më së shumti dëshirë për të ngrënë.
Ekzistojnë disa mënyra për të ndaluar ndjenjën e të qenit të uritur gjatë gjithë kohës. Një nga mënyrat kryesore e cila është dhe më e thjeshtë është të pini ujë.
Dehidratimi në shumë raste rrit ndjenjën e urisë.
Studimet kanë treguar se pirja e dy gotave me ujë para vaktit tuaj mund të ndihmojë në kontrollin e oreksit dhe parandalimin e teprimit të ngrënies. Uji do të zërë më shumë hapësirë në stomakun tuaj, duke e ” mashtruar” stomakun tuaj për të dërguar sinjalet në trurin tuaj më shpejt. Pirja e ujit para vaktit tuaj do të zvogëlojë urinë tuaj dhe do të çojë në një marrje të reduktuar të kalorive.
Uji është pa kalori, dhe konsumimi i ujit para ngrënies mund të rrisë pak metabolizmin tuaj. Nëse jeni duke pirë pije me sheqer dhe me kalori të lartë, ndërrojini ato me ujë për të ndihmuar në uljen e oreksit tuaj dhe për të kontribuar në humbjen e peshës.
Foto nga Medical News Today, Google.


