Jo shumë kanë dëgjuar për yoga-n në fytyrë. Mund të tingëllojë e çuditshme , por joga e fytyrës është një metodë që përdoret dhe është krijuar për të lehtësuar tensionin e fytyrës si dhe për të reduktuar rrudhat që kemi në të.
Me pak praktikë , ushtrimet e fytyrës mund të na ndihmojnë të relaksohemi dhe të japin një efekt pozitiv kundër plakjes.
Njerëzit që bëjnë joga rregullisht raportojnë disa përfitime si më poshtë :
Redukton lëkurën e varur
Forcon dhe ngre muskujt e faqeve
Ndihmon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut në fytyrë
Tonizon lëkurën rreth qafës dhe nofullës
Parandalon tensionin dhe tendosjen e fytyrës
Disa ushtrime konkrete Yoga për ngadalsimin e plakjes si dhe relaksimin e fytyrës:
1. Lëvizjet e yoga-s pë ndriçimin e syve
Për këtë ushtrim , filloni duke vendosur gishtat në një formë rrethi rreth vetullave dhe faqeve. Më pas, ngrini pak vetullat, mblidhini dhe ngrijini përsëri. Përsëriteni disa herë këtë.
2. Shtrëngimi i qafës dhe nofullës
Për këtë ushtrim , vendosni bërrylin tuaj në një tryezë me grushtin tuaj nën mjekër . Çoni dhe shtypni lart me grusht teksa përpiqeni të hapni nofullën , ky pozicion duhet mbartur për rreth 6 sekonda. Më pas përsëriteni 5 deri në 10 herë .
Ky ushtrim do të ndihmojë me rrudhat në formë horizontale në ballë.
3. Shtypja e gjuhës dhe buzët së bashku
Kjo metodë që e kemi bërë kur kemi qënë shumë të vegjël duket se vjen në ndihmë. Kësaj rradhe nuk përdoret për të fyer dikë ose tallur , por për t’u relaksuar. Gjatë ushtrimit gjuha duhet të qëndrojë brënda. Kjo rekomandohet në momentet që ndihemi të stresuar.
4. Ushtrim i ballit
Mbyllni gishtat dhe vendosini mbi ballë duke ushtruar vetëm pak presion gjatë kësaj. Më pas ngrini ballin me gishtat ende në vend. Mbajeni këtë ushtrim për rreth një minutë.
Foto ilustruese nga Shutterstock.


