-11.4 C
Sterling Heights
15/01/2026, 12:02
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Përfitimet e shumta të qumështit të bletëve

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaKuriozitetePërfitimet e shumta të qumështit të bletëve

Qumështi i bletëve përmban ujë, lëndë minerale, yndyra, proteina, vitamina dhe karbohidrate  të cilat janë shumë të shëndetshme për ju.

Përbërja e tij është e ngjashme me atë të polenit. Ai përmban kalori pasi është plot me lëndë ushqyese, minerale dhe substanca të ngjashme me hormonet. Është gjithashtu i pasur me një vitaminë kundër stresit dhe ka treguar në disa studime se ai mund të rritë qëndrueshmërinë gjatë stresit.

Qumështi i bletëve  nuk është i njëjtë me mjaltin, por është i ngrënshëm dhe përgjithësisht konsumohet në forma të ndryshme.

Gjithashtu shkencëtarët kanë dalë në përfundimin se qumështi i bletës ka disa përbërje të veçanta që ndihmon në rritjen e fëmijëve, sidomos tek ata që kanë probleme me zhvillimin.

Ndër përiftime të tjera të qumështit të bletëve mund të përmendim:

1. Përmirëson nivelet e glukozës në gjak, si dhe ulçerat që lidhen me diabetin.
2. Përmirëson shkallën e anemisë duke rritur pak numrin e qelizave të kuqe të gjakut.       

3. Rrit kolagjenin dhe përmirëson pamjen e lëkurës. Për këtë arsye përdoret edhe për shërimin e plagëve.                                               

4. Lehtëson simptomat e pakëndshme para menstruacioneve, si nervozizmi dhe luhatjet e peshës .                                                                   

5. Është  një pastrues për organizmin nga toksinat dhe ndihmon funksionimin e veshkave, rrit jetëgjatësinë e njerëzve, duke ruajtur rininë e enëve të gjakut.

 

 

 

Foto nga HoneyGreen, Google.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img