-12.3 C
Sterling Heights
15/01/2026, 10:45
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Shkencëtari kinez: Ekziston mundësia që Covid të ketë dalë nga laboratori

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaKurioziteteShkencëtari kinez: Ekziston mundësia që Covid të ketë dalë nga laboratori

Sipas një ish-shkencëtari të lartë të qeverisë kineze besohet se COVID mund të ketë ardhur nga një rrjedhje laboratorike.

Profesori George Gao i cili është ish-drejtori i Qendrës së Kinës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në një intervistë për BBC tha se : “Gjithmonë mund të dyshohet për diçka. Kjo është shkenca. ”

Si kreu i CDC-së kineze, Gao ishte i përfshirë në hetimet e hershme për COVID-19, derisa u largua nga posti i tij në korrik 2022.

Është e ditur se origjina e virusit COVID-19 është ende duke u hetuar.

Virusi u zbulua për herë të parë në Ëuhan, një qytet në Kinën qendrore, në dhjetor 2019. Studime të shumta kanë sugjeruar se Covid ka shumë të ngjarë të dalë nga një treg i lagësht në Ëuhan ku shiteshin kafshë të gjalla.

Sidoqoftë, qyteti është gjithashtu shtëpia e Institutit të Virologjisë në Wuhan , një strukturë kërkimore që studion koronaviruset. Kjo ka çuar në teorinë se virusi mund të ketë rrjedhur nga një laborator. Teoria u hodh poshtë fillimisht nga ekspertët e shëndetit publik.

 

 

 

Foto nga AAMC, Google.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img