-12.3 C
Sterling Heights
15/01/2026, 10:36
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Këto ushqime nuk duhet t’i kombinoni asnjëherë bashkë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaKurioziteteKëto ushqime nuk duhet t'i kombinoni asnjëherë bashkë

Ngrënia e llojit të duhur të ushqimit  është ajo që ju ndihmon të arrini dhe mbani një shëndet të mirë. Mirëpo ju duhet të jeni të vetëdijshëm për kombinimet që i bëni ushqimeve pasi jo çdo kombinim tek ushqimet shkon mirë bashkë.

Kombinime të rrezikshme ushqimesh që mund t’ju bëjnë të sëmureni. Këto janë disa nga kombinimet që nuk duhet t’i bëni bashkë.

    1. Një nga kombinimet e këqija të ushqimit për tretjen janë vezët dhe mishi i skuqur. Megjithëse ky kombinim klasik i mëngjesit është i pëlqyer nga shumica, ai mund të dëmtojë tretjen tuaj. Mishi i skuqur si proshuta së bashku me vezët është një kombinim që është i ngarkuar me proteina dhe sistemi juaj tretës mund të marrë shumë kohë për ta tretur atë. Zëvendësoni njërën prej tyre me fruta ose perime të freskëta.
    2. Qumështi nuk është aspak i mirë kur përzihet me frutat, pjeprin, frutat e tharta dhe bananet.
      Qumështi dhe banania janë një nga kombinimet ushqimore që formojnë më shumë toksina, pasi mund të shkaktojnë rëndim. Gjithashtu mund ta bëjë mendjen tuaj të ngadaltë dhe trupin tuaj letargjik.
    3. Drithërat gjithashtu nuk duhet të konsumohen me  fruta.
    4. Fasulet janë kombinimi i gabuar me vezët, qumështin, peshkun, frutat, kosin dhe mishin. Kombinimi ushqimor i fasuleve dhe djathit mund t’ju bëjë të ndiheni të gazuar dhe të fryrë.
    5. Kosi duhet të shmanget me djathin, pijet e nxehta, frutat e tharta, qumështin, mangon, fasulet, vezët dhe peshkun.
    6. Qumështi, kosi, domatet dhe kastraveci janë të papajtueshëm me limonët.

 

 

Foto nga Dentist in Bellflower CA, Google.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img