Shumica e njerëzve e lënë ruterin e tyre të funksionojë vazhdimisht. Ama shumë të tjerë preferojnë që para gjumit të fikin pajisjet e papërdorura përpara se të shkojnë në shtrat, përfshirë edhe ruterin e tyre WiFi.
Megjithatë, sipas një eksperti , fikja e ruterit mund të përfundojë duke ju shkaktuar dëme në përditësimet e softuerit dhe sulmet kibernetike.
Jeff Parsons, i cili është redaktor i teknologjisë dhe shkencës në Metro, ka shprehur se ndërmarrja e këtij veprimi mund t’i kursejë një familije mesatarisht deri në 20£ në vit.
Prandaj ekspertët e fushës u kanë kërkuar familjeve që të mos i fikin ruterat e tyre gjatë natës.
Jeff vazhdoi të shpjegonte dhe tha se : “BT, Sky dhe ofruesit e tjerë të shërbimeve të internetit rekomandojnë t’i lini ruterët tuaj të ndezur gjatë gjithë ditës, çdo ditë.”
Fikja dhe ndezja e vazhdueshme e routerit mund t’i indikojë ofruesit tuaj të internetit se lidhja juaj është e paqëndrueshme, ka raportuar LadBible.
Foto nga eCentral, Google.


