Shumë prova ndër vite kanë treguar se tërshëra është përdorur gjithmonë për kujdesin e lëkurës. Efektet e tërshërës nga studime të shumta, janë konfirmuar që janë tëpër të dobishme.
Ajo përmban veti antioksiduese dhe anti-inflamatore, duke e bërë atë një përbërës të mahnitshëm për lëkurën e ndjeshme. Ajo ka aftësi të riparojë lëkurën e dëmtuar dhe të trajtojë një sërë shqetësimesh të lëkurës si djegiet nga dielli, ekzema dhe dredhka helmuese.
Është gjithashtu e pasur me zink, i cili thuhet se redukton skuqjen dhe vret bakteret që shkaktojnë aknet.
Tërshëra ka gjithashtu aftësinë e mirë që të thithë vajin e tepërt nga lëkura që mund të shkaktojë ose përkeqësojë aknet. Dhe për më tepër ajo nuk e bën lëkurën tuaj të thatë pasi vepron edhe si një hidratues natyral.
Të gjithë këta faktorë të kombinuar vërtetojnë saktësisht se sa e mirë mund të jetë tërshëra për lëkurën tuaj sidomos nëse ajo është e ndjeshme.
Foto nga Stylecraze, Shutter, Google.


