-12.3 C
Sterling Heights
15/01/2026, 10:37
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Dentisti paralajmëron një gabim që nuk duhet bërë kur lani dhëmbët

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaKurioziteteDentisti paralajmëron një gabim që nuk duhet bërë kur lani dhëmbët

A e keni menduar ndonjëherë cfarë gabimi mund të jeni duke bërë teksa lani dhëmbët ? Epo dentisti Sahil Patel ka një përgjigjie për ju.

Dr Sahil Patel i cili punon në “Marylebone Smile”, e cila është një nga klinikat dentare më në zë të Londrës, tha se ai vazhdon të shohë pacientët e tij të bëjnë disa gabime që mund të ndikojnë negativisht në shëndetin e tyre oral.

Me sa duket, një nga gabimet dhe problemet më të mëdha që të gjithë pothuajse bëjnë është njomja e furçës së dhëmbëve përpara se të shtohet pasta e dhëmbëve.

Ai shpjegoi se kjo ishte e gabuar pasi nëse e bëni këtë , uji do të hollojë pastën e dhëmbëve, pasi ajo në ambalazhin e saj ka sasinë e duhur të lagështisë. Nëse është e lagësht kjo e bën të shkumëzohet shpejt dhe kështu do të pështyhet më shpejtë.

Ndër zakonet e tjera të zakonshme që duhet të shmangim, Patel këshillon të zgjidhni fillin dentar në vend të furçave ndërdhëmbore. Dentisti vijoi të shpjegojë se: “Qimet që pastrojnë midis dhëmbëve mund të futen në qoshe dhe zona të vështira që furça e dhëmbëve nuk mund t’i arrijë për të pastruar pllakën tonë.”

“Problemet fillojnë kur ne rregullisht neglizhojmë disa zona dhe më pas bëhet problem. Prandaj, është më mirë të lahet një herë dhe mirë se sa dy herë dhe keq.”

 

 

Foto nga Alverna House Dental Practice , Google.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img