Kompozitorja e famshme Cynthia Weil, ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare.
Vajza e Weil, Dr. Jenn Mann, bëri të ditur se kompozitorja vdiq të enjten në shtëpinë e saj në Beverly Hills, Kaliforni, “e rrethuar nga familja e saj”. Mann, fëmija i vetëm i çiftit, nuk pranoi të jepte një shkak specifik të vdekjes të së ëmës.
Fituesja e “Grammy” ishte e njohur për hitin e madh të vitit 1964 “You’ve Lost The Lovin’ Feeling”.
Deklarata e vajzës së saj ishtë një deklaratë mjaft prekëse ku ajo tha se :
“Nëna ime, Cynthia Weil, ishte nëna, gjyshja dhe gruaja më e mirë që familja jonë mund të kërkonte ndonjëherë”.
“Ajo ishte shoqja ime më e mirë, partnerja ime në krim dhe një idhull për gratë në muzikë”, vijoi ajo.
Në vitin 1987, Cynthia u fut në “Songwriters Hall of Fame” bashkë me bashkëshortin e saj, Barry-n, me të cilin ikona e muzikës arriti të shkruajë shumë këngë.
Disa nga hitet e njohura që ajo shkroi me Barry-n janë: “The Drifters’ Saturday Night at The Movies”, “Running ëith The Night” e Lionel Richie dhe “Here You Come Again” e Dolly Parton.
Foto nga BBC, Google.


