Motivimi ka në dorë aftësinë tonë për ta bërë dicka ose jo. Dhe ndonjëherë pavarësisht se sa të motivuar ndihemi ,të gjithë kemi ca nga ato detyra që nuk duam t’i bëjmë aspak.
Në këto raste ju mund ta zgjidhni këtë me disa mënyra:
Si fillim ju do ju duhet të bëni një plan. Motivimi përfshin një sërë procesesh sic mund të jetë planifikimi. Ndaj ju duhet të vendosni fillimisht një synim, pra një objektivi të caktuar pasi kjo do t’ju ndihmonte të arrini çfarë po përpiqeni të bëni.
Mënyra e dytë do të ishtë të vepronit sikur ndiheni të motivuar. Ju jeni në gjendje ta mashtroni veten për t’u ndjerë të motivuar duke ndryshuar sjelljen tuaj. Veproni sikur ndiheni të motivuar dhe veprimet tuaja mund të ndryshojnë emocionet .
Për shembull, në vend që të uleni në divan me pizhame gjatë gjithë ditës duke pritur motivimin për të ardhur tek ju, ju duhet të visheni dhe lëvizni.
Do të zbuloni se marrja përsipër e veprimeve do të rrisë motivimin tuaj, gjë që e bën më të lehtë vazhdimin.
Mënyra e tretë është të përcaktoni mirë dhe saktë detyrat.
Sa më i qartë ta jetë qëllimi që duhet të përmbushni, aq më e lehtë do të jetë përmbushja e saj . Ndaj rekomandohet të bëni një listë të gjërave dhe ndajini në deytra që duhet përmbushur ditë pas dite. Mbani shënime herë pas here dhe do të shihni sa argëtuese mund të bëhet.
Foto nga The Rediscovery Of Me, Google.


