Gjatë udhëtimit disa njerëz preferojnë të lexojnë libra ose të shohin një film. Por një nga aktivitetet më të shpeshta gjatë fluturimit është edhe gjumi.
Nevoja për të fjetur në aeroplan mund të vjen si pasojë e lartësisë apo shtypjes, dhe ju mund të flini pavarësisht faktit që nuk jeni shumë komodë me sedilet.
Sipas MedlinePlus, rënia në gjumë gjatë uljes ose ngritjes mund të shkaktojë dëmtime serioze në veshët tuaj. E gjitha ka të bëjë me ndryshimet e shpejta të presionit të ajrit në kabinë.
Nëse jeni duke fjetur në aeroplan, nuk mund të punoni në mënyrë aktive për të relaksuar ata muskuj dhe për të çliruar tensionin, kështu që mund të bëheni të ndjeshëm ndaj marramendjes, infeksioneve të veshit, dëmtimit të daulles së veshit, humbjes së dëgjimit dhe gjakderdhjes nga hunda.
Foto nga Daily Star, Google.


