-10.6 C
Sterling Heights
15/01/2026, 5:46
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Kosova pritet të marrë një vendim për ndalimin ose jo të Tik-Tok

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaKurioziteteKosova pritet të marrë një vendim për ndalimin ose jo të Tik-Tok

Siguria kombëtare e Kosovës, mund të vihet në rrezik nga përdorimi i rrjetit social Tik-tok, i cili ka gjetur përdorim të gjerë në gjithë vendin.

Komisionarja e Agjencisë së Informimit dhe Privatësisë, Krenare Sogojeva Dërmaku, bëri thirrje që së bashku me institucionet e sigurisë do të fillojnë një analizë dhe vlerësim nëse “TikTok” duhet të ndalohet në Kosovë.

Ajo shtoi se TikTok mundëson mbledhjen e të dhënave personale.

Sogojeva Dremaku tha se kur të ngrihet kjo çështje, do të fillojnë të analizojnë situatën së bashku me institucionet e sigurisë, por Qeveria do të vendos që ta ndalojë këtë aplikacion.

“Ne do të ulemi bashkë të gjithë akterët e ta bëjnë një vlerësim paraprak. Të shohim se ku dhe çka mund të rrezikojë në aspektin e sigurisë kombëtare përdorimi i kësaj platforme”, tha ajo.

Komisionerja tha se pret që së bashku me institucionet të paraqesin një propozim pranë autoriteteve më të larta për një ndalim të mundshëm të “TikTok”.

 

 

 

Foto nga CNA.al, Google.

 

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img