-10.1 C
Sterling Heights
15/01/2026, 2:48
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

“Squid Game” po kthehet me sezonin e 2, publikohet traileri

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaKuriozitete“Squid Game” po kthehet me sezonin e 2, publikohet traileri

Traileri i sezonit të dytë  të “Squid Game” sapo ka zbuluar aktorët e rikthyer dhe fytyrat e reja që do të shfaqen te seriali. 

Seriali hit “Squid Game” do të rikthehet në Netflix për sezonin e dytë shumë shpejt.

Ky serial që është një dramë koreane e mbijetesës , u shfaq premierë në Netflix në 2021 dhe u bë shpejt seriali më i njohur, duke mbajtur vendin e parë në top 10 shfaqjet dhe filmat më të njohur të Netflix për katër javë rresht.

Lee Jung-jae, Lee Byung-hun, Ëi Ha-jun dhe Gong Yoo do të kthehen në sezonin 2 të “Squid Game” ku do të ripërsërisin rolet e tyre nga sezoni i parë.

Teaser-i i shkurtër tregon një sërë klipesh nga sezoni i parë , të tilla si loja  “Red Light, Green Light” dhe “Glass Bridge Race”, të cilat garuesit u detyruan ta mposhtin për të fituar një para të madhe.

Traileri tregoi gjithashtu yllin e Squid Game, Seong, i luajtur nga ikona koreane Lee Jung-jae, i cili do të kthehet në krye të sezonit 2. Po ashtu, për pjesën e dytë të kthimit është Front Man i maskuar misterioz i lojës, i luajtur nga Lee Byung- hun, së bashku me shitësin e rekrutimit të lojës, i luajtur nga Gong Yoo.

Foto nga CNN, Google.

 

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img