-4.6 C
Sterling Heights
22/01/2026, 13:57
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Priten investime në stadiumin “Ekrem Grajçevci” në Fushë Kosovë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaSportiPriten investime në stadiumin “Ekrem Grajçevci” në Fushë Kosovë

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka pritur sot në takim kryetarin e Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha dhe kryetarin e KF Fushë Kosova, Bashkim Ismajli.

Fillimisht i pari i FFK-së e ka përgëzuar edhe njëherë KF Fushë Kosova dhe qytetarët e kësaj komune për rikthimin në Superligë, duke shprehur bindjen për paraqitje sa më të mira.

Gjatë takimit u diskutua për organizimin e këtij klubi për Superligë dhe për kriteret që duhet të përmbushen veçmas në aspektin e infrastrukturës.

Kreu i FFK-së dhe kryetari i komunës së Fushë Kosovës u dakorduan për të nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi, në mënyrë që të kryhen investimet e nevojshme në stadiumin “Ekrem Grajçevci”, që ai t’i plotësojë kushtet dhe kriteret për zhvillimin e ndeshjeve në Superligë.
/BotaSot/

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img