Jude Bellingham nuk luajti asnjë minutë kundër Las Palmasit në suksesin 2-0 të Realit.
Por kjo nuk e pengon mesfushorin anglez që të kryesojë një renditje të veçantë mes pesë ligave më të rëndësishme në Europë.
Ai kryeson jo vetëm listën e golashënuesve në Spanjë – e ndan atë me Moratën dhe Levandovskin – por kryeson dhe listën e lojtarëve që kanë pësuar më shumë ndërhyrje të gabuara në Europë në këto javët e para të sezonit të ri.
Hapi i tij i mrekullueshëm, aftësia e tij për të thyer linjat kundërshtare dhe aftësia e tij për të vënë në lëvizje lojën e skuadrës së Ançelotit kanë bërë që, ndër të tjera, britaniku të jetë objektivi kryesor i rivalëve kur përballen me Realin e Madridit.


