-15.5 C
Sterling Heights
20/01/2026, 3:43
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

I trondit gjigantët evropian

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaSportiI trondit gjigantët evropian

Santiago Gimenez është sensacioni i këtij sezoni jo vetëm në “Eredivisie”, por në gjithë Evropën.

Sulmuesi meksikan ka vetëm një vit e disa muaj që është pjesë e gjigantit holandez Fejnord dhe ka shkëlqyer duke shfaqur formë të mrekullueshme.

Reprezentuesi i Meksikës në 11 ndeshje zyrtare ka realizuar 15 gola dhe ka asistuar në tre të tjerë duke zgjuar interesimin e skuadrave më të mëdha evropiane.

Real Madridi, Çelsi, Arsenali, Borusia Dortmund e Interi, janë top klubet evropiane që duan transferimin e sulmuesit meksikan. Sipas asaj që ka raportuar 90min.com, Fejnordi është gati ta lejoj largimin e yllit të skuadrës vetëm nëse thyhet rekordi i transferimeve në “Eredivisie”.

Gjiganti holandez i ka vendosur çmimin e largimit yllit kryesor të skuadre prej 100 milionë euro, shumë që do ta bënte Himenezin lojtarin më të shtrenjtë në histori të kampionatit holandez. Kujtojmë që primatin e mbanë braziliani Entoni, i cili iu bashkua Man. Junajtedit nga Ajaksi për shumën e 95 milionë eurove, një vit më parë.

Himenez ka kontratë afatgjate me Fejnordin deri në vitin 2027 dhe skuadrat e mëdha do ta kenë shumë të vështirë t’i sigurojnë shërbimet e tij, pasi shuma prej 100 milionë eurove po konsiderohet tejet e lartë.

/BotaSot/

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img