-8.9 C
Sterling Heights
19/01/2026, 4:06
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Askush nuk e di, por unë jam shqiptare”- Këngëtarja e njohur: Kam lindur në Bari, këtu kam jetuar si e huaj

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaLajmeAskush nuk e di, por unë jam shqiptare”- Këngëtarja e njohur: Kam...

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Anna Oxa, ishte e ftuar në një intervistë së fundmi në ‘Domenica In’, ku ka rrëfyer më shumë mbi jetën e saj, si dhe muzikën.

Ajo është shprehur se shesh e cilësojnë si një person të vështirë për t’u intervistuar, kjo për shkak edhe të famës së saj.

Oxa po ashtu ka treguar ehe detaje të tjera, duke thënë se shumë pak e dinin që kishte lindur në Bari, por babai i saj ishte me origjinë shqiptare.

“Jam mësuar me këtë muhabet vulgar. Askush nuk e di që kam lindur në një familje në Bari, babai im është shqiptar, pasi në kohën kur ishte Konventa e Gjenevës, unë nuk mund të isha italiane. Isha dhe jam shqiptare dhe është një gjë e rëndësishme, sepse jeta intensive që kisha ishte e një të huaji në Itali”, ka rrëfyer ajo.

Oxa ka treguar se tashmë jeta e saj është në kontakt me natyrën, ku dhe gjen veten lidhjen me muzikën.

“Jam në mal, në natyrë të vërtetë, e rrethuar me maja e pemë. Nuk është drastike, natyrën e kam gjithmonë pranë, jetesa në qytet është bërë e rëndë, të jetosh në natyrë është shumë më e pëlqyeshme për mua, natyra ka diçka të veçantë, nuk ke nevojë të thuash kush je, çfarë bën, natyra e di, dhe ti je i lirë ta perceptosh këtë heshtje që flet”, tregoi këngëtarja./gazetashqiptare.al

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img