18.8 C
Sterling Heights
26/06/2026, 23:20
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Pikëpyetje mbi samitin e NATO-s në Tiranë? Raporti i Euronews ngre dyshime për organizimin në vitin 2027

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetPikëpyetje mbi samitin e NATO-s në Tiranë? Raporti i Euronews ngre dyshime...

Një raportim i fundit i Euronews ka ngritur pikëpyetje mbi zhvillimin e samitit të NATO-s në Tiranë në vitin 2027, një ngjarje që është cilësuar si historike për Shqipërinë dhe një arritje e rëndësishme në politikën e jashtme të vendit.

Sipas medias europiane, draft-deklarata përfundimtare që pritet të miratohet në samitin e NATO-s në Ankara më 7-8 korrik nuk përfshin ende një angazhim zyrtar për zhvillimin e samitit të radhës në vitin 2027. Burime të Aleancës i thanë Euronews se drejtuesit e NATO-s po shqyrtojnë mundësinë e ndryshimit të formatit të samiteve vjetore, duke synuar të shmangin përplasjet politike me administratën e presidentit amerikan Donald Trump.  

Sipas të njëjtave burime, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, po vlerëson nëse samitet duhet të zhvillohen çdo vit apo me një ritëm tjetër, pasi takimet e nivelit të lartë janë bërë gjithnjë e më të ndjeshme politikisht në raport me qëndrimet e administratës amerikane.

Shqipëria përmendet veçmas

Raporti i Euronews shkon edhe më tej, duke theksuar se Shqipëria mund të përballet me vështirësi për të mbajtur samitin nëse nuk demonstron përparim në përmbushjen e objektivit minimal të NATO-s për shpenzimet e mbrojtjes, prej të paktën 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Megjithatë, raporti nënvizon se Shqipëria nuk është rasti i vetëm.

Në të njëjtën situatë përmenden edhe Spanja, Italia dhe Çekia, të cilat konsiderohen ende larg objektivave të reja të Aleancës për investimet në mbrojtje. Ndërkohë, Belgjika vetëm së fundmi ka arritur pragun prej 2% të PBB-së.

Fokus i samitit të Ankarasë

Samiti i NATO-s që do të zhvillohet në Ankara pritet të dominohet nga çështja e rritjes së shpenzimeve ushtarake, forcimi i industrisë së mbrojtjes dhe mbështetja për Ukrainën. Aleatët do të diskutojnë gjithashtu planin afatgjatë për të çuar investimet në mbrojtje drejt objektivit prej 5% të PBB-së deri në vitin 2035, një kërkesë që mbështetet fuqishëm nga administrata Trump.  

Mark Rutte ka deklaruar se në Ankara do të shpallen kontrata të reja ushtarake me vlerë dhjetëra miliarda dollarë, ndërsa NATO synon të rrisë prodhimin e industrisë së mbrojtjes dhe gatishmërinë ushtarake të aleancës.

Ende nuk ka një vendim përfundimtar

Megjithëse raportimi ka nxitur debat, deri tani NATO nuk ka bërë asnjë njoftim zyrtar që anulon ose ndryshon organizimin e samitit të vitit 2027 në Shqipëri. Në dokumentet publike të Aleancës, Tirana vijon të figurojë si mikpritëse e samitit të vitit 2027, ndërsa vendimi përfundimtar pritet të qartësohet pas samitit të Ankarasë dhe miratimit të deklaratës përfundimtare.

Foto nga Google Images

Artikulli pregatitur nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img