8.4 C
Sterling Heights
22/10/2025, 14:13
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

“Lirohen” me kusht “të burgosurit” e “BBV”, si u pritën nga banorët e tjerë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaReality Show“Lirohen” me kusht “të burgosurit” e “BBV”, si u pritën nga banorët...

“Big Brother”, ditën e Shtunë, futi një zarf të zi në shtëpi, ku në të thuhej se Luizi, Olta, Armaldo dhe Kristi vazhdojnë të injorojnë rregullat e kësaj loje, njëra prej të cilave është edhe diskutimi për nominimet.

Për këtë arsye “Vëllai i Madh” i penalizoi banorët duke i “burgosur” në “Burg Brother Vip”. Dënimi fillon që nga spektakli i fundit deri në Prime-n e ardhshëm.

Por, ashtu siç mund të parashikohej, nuk ndodhi kështu. Në një tjetër zarf të bardhë që ka mbërritur ditën e somte, “Vëllai i Madh” vendosi të “lirojë me kusht” katër të dënuarit.

Menjëherë pas daljes, katërshja Luiz, Olta, Kristi dhe Maestro, kanë përshëndetur banorët e tjerë dhe nuk kanë humbur kohë për të nisur “lojën.”

Një diskutim u ndez mes banorëve, për shkak të vendimit të ditës së djeshme, ku “Vëllai i Madh” iu dha mundësinë atyre të nxjerrin një “të burgosur” për të futur dy të tjerë.

Komenti i Maestros “Ç’e duam Bonën”, referuar Valbona Memës, nuk është pritur aspak mirë nga kjo e fundit, e cila nuk ka preferuar të sqarohet që sot me tenorin.

Nga ana tjetër ka nisur njohja dhe ‘kunjat’ e para me banorët e rinj që iu bashkuan shtëpisë të shtunën./iconstyle

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img