-8.8 C
Sterling Heights
19/01/2026, 14:44
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Një projekt për ruajtjen dhe restaurimin e manastireve të Luginës së Drinos

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaLajmeNjë projekt për ruajtjen dhe restaurimin e manastireve të Luginës së Drinos

Një projekt për ruajtjen dhe restaurimin e manastireve të
Projekti “Udhët Kulturore të Manastireve të Luginës së Drinos: Lidhja e Bashkësive Rurale” do të zbatohet nga Cultural Heritage without Borders Albania, me mbështetjen financiare të Fondit të Ambasadorëve të Shteteve të Bashkuara për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore (AFCP) dhe Suedisë, në bashkëpunim me Fondin Botëror të Monumenteve (WMF). Ambasada Amerikane në Tiranë ndau një ditë më parë përmes rrjeteve sociale lajmin se do të angazhohet edhe më tej në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore shqiptare. “Jemi krenarë të shpallim një përpjekje të re për restaurimin dhe ruajtjen e manastireve mahnitëse të Luginës së Drinos”, thuhet në postimin e ambasadës. Ambasada Amerikane në Tiranë shprehet në rrjete sociale se që prej vitit 2001, AFCP ka investuar më shumë se 1 600 000 dollarë për ruajtjen e trashëgimisë kulturore shqiptare, përfshirë restaurimin e monumenteve të rëndësishme kulturore të dëmtuara nga tërmeti i vitit 2019. “Së fundmi vizituam një nga manastiret, ishte befasues”, shkruan Ambasada Amerikane në Tiranë. Ndërkaq që këto ditë në Gjirokastër u zhvillua punëtoria e parë në kuadër të projektit “Udhët Kulturore të Manastireve të Luginës së Drinos” në prani të përfaqësuesve nga Bashkitë Dropull e Gjirokastër, Mitropolisë së Gjirokastrës dhe Kryepeshkopatës të Kishës Orthodhokse, Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër, ekspertë të restaurimit të objekteve të kultit/kishave, përfaqësuesit e bizneseve dhe sipërmarrës në fushën e artizanatit, turizmit dhe shërbimeve, dijetarëve dhe dashamirëve vendas te Luginës së Drinos si dhe mediave. Projekti ka për qëllim ruajtjen e komplekseve të manastireve të luginës së Drinos në jug të Shqipërisë, duke ndërthurur një model të qëndrueshëm të turizmit me zhvillimin ekonomik të zonës./sot.com.al

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img