Carlo Ancelotti vazhdon të shkruajë një histori të mrekullueshme me Realin e Madridit.
Trajneri nga Rexhiolo barazoi Zinedin Zidanin të mërkurën në mbrëmje si trajneri i dytë me më shumë ndeshje në krye të Realit të Madridit, 263 të tilla, ndërkohë që sot arriti ta kalonte duke regjistruar ndeshjen e 264 në stolin e Realit.
Por “ZZ” ishte ende përpara për sa i përket trofeve të fituar, njëmbëdhjetë kundrejt dhjetë të italianit, i cili arriti të barazohej me francezin fale triumfit mbrëmjen e sotme ndaj Barcelonës në finalen e Superkupës së zhvilluar në Riad.
Historia moderne e Realit nuk mund të kuptohet pa Ançelotin dhe Zidanin, dy trajnerët me të cilët Madridi ka fituar pesë Champions-et e fundit.


