Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se është e lumtur që në emër të Republikës së Kosovës ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me nënsekretaren Amerikane për Diplomacinë Publike, Eizabeth Allen, për t’i bashkuar forcat kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja.
Osmani ka thënë se Kosova nuk është kursyer nga dezinformatat e sulmet kibernetike dhe se ato po intensifikohen si rezultat i ndikimit të Rusisë në rajon nëpërmjet Serbisë.
“Marrëveshja e nënshkruar sot është në funksion të luftimit të kësaj. Nuk përbën thjeshtë një marrëveshje tjetër, por është pikë kthese duke fuqizuar bashkëpunimin tonë në luftimin e manipulimit të informacionit”, ka thënë Osmani. “SHBA është aleati ynë kryesor dhe partneriteti ynë me SHBA-në është ekzistencial për cilindo sukses të Kosoves E nënsekretarja Allen ka thënë se ka biseduar me Osmanin për çështje të shumta, ndër to edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Ajo tha se SHBA-ja mbështet rrugëtimin euroatlantik të Kosovës.
Allen ka thënë se “dezinformomi është problem në rritje dhe qasja bilaterale ndaj tij mund të ndihmojë luftimin e tij”.
Nis takimi i Osmanit me nënsekretaren amerikane Allen
Ka nisur takimi mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe nënsekretares së SHBA-së për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen.
Pritet të nënshkruhet një marrëveshje mirëkuptimi mes Qeverisë së SHBA-së dhe asaj të Kosovës kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja.
Allen do të ketë takim nga ora 10:30 edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.


