-12.5 C
Sterling Heights
25/01/2026, 6:47
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Vapë ‘e madhe ’, temperaturat maksimale sot arrijnë deri në 37 gradë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaLajmeVapë ‘e madhe ’, temperaturat maksimale sot arrijnë deri në 37 gradë

Fundjava ka sjellë rritje temperaturash dhe vapë përvëluese. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak termometri pritet të shënojë sot deri në 37 gradë celsius.

I nxehti ka bërë shumë qytetarë t’i drejtohen bregdetit, duke krijuar kështu trafik të rënduar që në nisje të sezonit turistik.

Moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore në orët e mesditës.

Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 10m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-3 ballë./lexo.al

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img