Pas ndeshjeve fantastike në Final 8 Kupën e Kosovës, Prince Caffe Superliga rikthehet me xhiron e 23-të apo fazën e fundit të garave të rregullta, ku do të vendoset gjithçka.
Sfida e parë zhvillohet ndërmjet Rahovecit dhe Vëllaznimit. Vreshtarët janë në vendin e fundit me dy fitore e 20 humbje, derisa kuqezinjtë janë në vendin e gjashtë me tetë fitore e 14 humbje.
Për të dy skuadrat kjo sfidë është shumë e vlefshme do të garojnë deri në fund për fitore.
Peja me trajnerin e ri izraelit, Rami Hadar, do të pret Ponte Prizrenin. Verdhezinjtë janë në vendin e tretë me 15 fitore e shtatë humbje, ndërsa prizrenasit kanë shtatë fitore e 15 humbje.
Takimi i fundit i kësaj xhiro është ndërmjet dy skuadrave me traditë në basketbollin e Kosovës, Bashkimit dhe Trepcës. Prizrenasit kanë dhjetë fitore e 12 humbje, kurse mitrovicasit 13 fitore e nëntë humbje, duke e bërë këtë përballje shumë interesante.
Sigal Prishtina – Golden Eagle Ylli zhvillohet në një termin tjetër.
Prince Caffe Superliga-Java 23
E shtunë
17:00 Rahoveci-Vëllaznimi
/BotaSot/


