Duket se Keisi dhe Kristi kohët e fundit kanë pasur një marrëdhënie tepër të afërt me njëri-tjetrin brenda shtëpisë së Big Brother.
I pyetur në prime nëse Kristi ka një marrëdhënie të lënë jashtë ai ka hedhur poshtë këto spekulime duke treguar se shpreson të krijojë një marrëdhënie me Kejsin brenda.
Mirëpo kjo ka bërë babain e Kejsit, këngëtarin e njohur , Sabian, të komentojë kundra Kristit dhe lidhjes së tyre.
Në profilin e tij Instagram ai shkruan:
“ Më kanë ardhur mesazhe pafund, kritika dhe shumë njerëz te cilët presin nje reagim nga unë. Për Kejsin nuk jam ai babi tipik shqiptar, përkundrazi më ka pas shok, mbeshtetje dhe jam përkrahja e saj më e madhe. Por janë disa gjëra që nuk i pranoj! Si fillim nuk lejoj askënd te përfitoj nga naiviteti dhe ta shfrytëzoj rastin për show. Së dyti nuk jam kundër dashurisë ama kjo gjë që po shoh s’ka lidhje fare me ndjenjat. Dhe së fundmi nuk mund të dali një ÇAPAÇUL qe nuk di pse është futur aty brenda, e të luaj me disa porta. Nuk di të justifikoj as veten e vet “


