Lionel Messi ende nuk e ka rinovuar kontratën me PSG-në.
Argjentinasi ka kontratë me klubin deri në fund të sezonit. Mediat nuk e përjashtojnë mundësinë që Messi të largohet nga Parisi.
Gazetari spanjoll Juan Fontes pohon se futbollisti më i mirë në botë, do ta vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite.
Asnjë klub tjetër nuk pritet t’i ofrojë një kontratë të tillë argjentinasit, por pyetja e vetme është nëse ai është gati të ndjekë hapat e rivalit të tij të madh Cristiano Ronaldo dhe të vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite.
Kujtojmë se në fund të vitit të kaluar, Ronaldo nënshkroi një kontratë me Al Nasr-in me vlerë 200 milionë euro në sezon dhe për shkak të tij tashmë kampionati i Arabisë Saudite u bë i ndjekur në të gjithë botën.
Messi më parë ka qenë i lidhur me një kalim te Al Hilal.
Publikisht përfaqësuesit e këtij klubi thanë se kanë nevojë për ndihmë nga shteti për të përfunduar këtë transferim dhe u përmend edhe një shifër prej 300 milionë eurosh.
/BotaSot/


