28 C
Sterling Heights
03/10/2025, 18:37
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Rama ironizon Trumpin në Samit, mes kritikave për korrupsion dhe tendera

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetRama ironizon Trumpin në Samit, mes kritikave për korrupsion dhe tendera

Në Samitin e Komunitetit Politik Europian në Kopenhagen, kryeministri Edi Rama zgjodhi të ironizojë presidentin amerikan Donald Trump për një lapsus të bërë më herët, kur Trump kishte deklaruar se kishte ndërmjetësuar “paqen midis Shqipërisë dhe Azerbajxhanit”. Përballë presidentit francez Emanuel Macron dhe atij të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, Rama u shpreh se Trump “punoi fort për këtë marrëveshje paqeje”, duke krijuar një moment që u komentua gjerësisht nga mediat ndërkombëtare.

Në Samitin e Komunitetit Politik Europian në Kopenhagen, Rama – i vendosur në skenë – ia afroi temën Macronit dhe presidentit të Azerbajxhanit Aliyev:

“Duhet të më falësh, sepse nuk na u përgëzove për marrëveshjen paqeje që Trump bëri midis Shqipërisë dhe Azerbajxhanit.” 

Macron u përgjigj në ton shoqëror, “më fal se nuk e përmenda,” dhe Rama ironikisht shtoi që zoti Trump “punoi fort” për këtë paqe.  

Megjithatë, në krahun tjetër, vëmendja e gazetarëve të huaj nuk mbeti vetëm tek batutat. Ata ngulmuan në pyetje mbi korrupsionin, sidomos mbi mënyrën si tenderat publikë janë përqendruar në dorën e kryeministrit, përmes platformës së re digjitale “Diella”. Rama e ka prezantuar këtë sistem si një garanci për transparencë dhe luftë kundër abuzimeve, por kritikët e shohin si një mjet që përforcon kontrollin e tij mbi proceset e prokurimit.

Sigurisht, mes buzëqeshjeve dhe “ankesave diplomatike”, ishte e pamundur që gazetaria ndërkombëtare të mos përmendte çështje më themelore: korrupsionin dhe përqendrimin e tenderave në dorë të kryeministrit—në një kohë që Rama ka “emëruar” një ministër virtual, Diella, për të menaxhuar prokurimet publike.

Diella ka qenë prej kohësh objekt ironie dhe skepticizmi: një “robot-gabim” që Rama thotë do t’i bëjë të gjitha tenderat “100 për qind pa korrupsion” ndërsa skeptikët vënë në dyshim se si do të kontrollohet, kush do të jetë përgjegjës për “gabimet” dhe nëse nuk është thjesht një mjet estetik për të fshehur problemet reale.

Por pikërisht kur flitet për shfaqje – ndonëse përballë presidentëve Macron, Aliyev dhe publikun ndërkombëtar – Nëse qëllimi ishte të tregonte forcë diplomatike dhe humor – bravo, u arrit. Nëse qëllimi ishte qe të fshehte sfida të vërteta mbrapa humorit dhe shfaqjeve – atëherë ai nuk arriti te fshehte asgje. Vemendja e gazetareve ishte te korrupsioni.

Edhe pse humori dhe ironia mund të krijojnë momente të lehta në skena ndërkombëtare, Shqipëria mbetet e lidhur fort me aleatët e saj strategjikë, mbi të gjitha Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për këtë arsye, përdorimi i toneve ironike ndaj presidentit amerikan, pavarësisht kontekstit, rrezikon të krijojë imazhe të dyfishta për një vend që shpesh ka theksuar miqësinë dhe partneritetin e ngushtë me Uashingtonin.

Foto nga Google Images

Artikulli i përgatitur nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img