28 C
Sterling Heights
03/10/2025, 18:37
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Tallja e Ramës me Trump në samitin europian ndez reagime në SHBA

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaLajmeTallja e Ramës me Trump në samitin europian ndez reagime në SHBA

Duket qartë se pas shpërthimit të reagimeve në media dhe politikën amerikane, Ramës i ka hyrë frika dhe tani nxiton të zbutë situatën me deklarata të tipit “ishte vetëm një shaka miqësore”. Ky kthim mbrapsht i nxituar nuk është gjë tjetër veçse një përpjekje për të shmangur pasojat e një veprimi të pamenduar, sepse Rama e di mirë që cenimi i marrëdhënies me SHBA-në është luks që Shqipëria nuk mund ta përballojë.

Në Samitin e Komunitetit Politik Europian në Kopenhagen, Rama – i vendosur në skenë – ia afroi temën Macronit dhe presidentit të Azerbajxhanit Aliyev:

“Duhet të më falësh, sepse nuk na u përgëzove për marrëveshjen paqeje që Trump bëri midis Shqipërisë dhe Azerbajxhanit.” 

Macron u përgjigj në ton shoqëror, “më fal se nuk e përmenda,” dhe Rama ironikisht shtoi që zoti Trump “punoi fort” për këtë paqe. 

Mënyra se si tallja Edi Rames me Presidentin Trump në samitin e Komunitetit Politik Europian po përshkruhet jo vetëm si gafë diplomatike, por edhe si një moment që po përdoret fuqishëm në debatin politik brenda SHBA-së — sidomos pas reagimit të guvernatorit Gavin Newsom që ripostoi videon duke akuzuar Trump-un se nën drejtimin e tij “Amerikën po e përqeshin”.

Ironike është të dëgjosh Ramën që përpiqet ta justifikojë me fjalë të mëdha një batutë të dobët, sikur shakatë banale në kurriz të një presidenti amerikan të jenë diplomaci e lartë. Në fund të ditës, ajo që mbetet nuk është “humori miqësor”, por imazhi i një kryeministri që harron kufirin mes spektaklit personal dhe seriozitetit të aleancave strategjike.

ShBA është aleati më i madh dhe më i pazëvendësueshëm i Shqipërisë, dhe ky raport nuk ka luksin të reduktohet në batuta që bëhen virale për arsye të gabuara. Respekti ndaj një miku të madh matet jo me justifikime të vonuara, por me maturinë për të mos e kthyer miqësinë në një skeç për publikun.

Më poshtë postimi i Rames ne

“Është vërtet e jashtëzakonshme mënyra se si funksionon sot media dhe se si e ashtuquajtura “viralitet” mund të shtrembërojë kaq lehtë realitetin. Një fjali e thënë me humor, në frymën e miqësisë, papritmas kthehet në titull botëror të një samiti me dhjetëra shtete, ndërsa pjesa tjetër – thelbi i vërtetë – bëhet i parëndësishëm.

Por po, ishte kënaqësi sot të isha me mikun tim të vjetër Ilham Aliyev dhe, në praninë e mikut tonë të përbashkët Emmanuel Macron, të bëja një referencë për një gafë të Presidentit Trump, duke thënë me shaka se edhe Shqipëria kishte arritur të bënte paqe me Azerbajxhanin, ndërkohë që Emmanuel kishte punuar pa lodhje e për një kohë të gjatë për të sjellë paqen mes Azerbajxhanit dhe Armenisë.

Një shaka e lehtë, një moment miqësor. Sigurisht, nuk ka problem nëse kjo përhapet, por ta shndërrosh në helm politik është thjesht e padrejtë. Prandaj le ta sqarojmë qartë:

E vërteta është që Presidenti Trump është treguar si një lider që riktheu fjalën ‘paqe’ në fjalorin e Perëndimit pas shumë vitesh. Dhe po, në një kohë jashtëzakonisht të shkurtër, ai arriti paqe aty ku të tjerët kishin provuar por kishin dështuar, dhe vijon ta ndjekë atë me ngulm.

Ajo shkëmbesë nuk ishte gjë tjetër veçse një moment humori mes njerëzish, të cilët në fakt janë ndër admiruesit më të mëdhenj të Presidentit Trump.”

Në fund, mbetet e qartë se një batutë e papeshuar në një samit ndërkombëtar mund të marrë përmasa shumë më të mëdha sesa pritej. Shqipëria ka interes jetik të ruajë marrëdhëniet e saj të ngushta me SHBA-në, ndaj çdo shfaqje publike e liderëve tanë duhet të reflektojë pjekuri dhe përgjegjësi. Aleanca shqiptaro-amerikane është shumë e rëndësishme për t’u vënë në lojë nga një moment humori.

Foto nga Google Images

Artikulli i përgatitur nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img