Më 16 tetor 2025, gjykata federale në Maryland nxori aktakuzë ndaj John Bolton, ish-këshilltarit të sigurisë kombëtare në administratën e Trump, për 18 akuza që lidhen me trajtimin e informacionit të klasifikuar. Aktakuza përbëhet nga tetë akuza për transmetim të paligjshëm të informacionit të mbrojtjes kombëtare (NDI) dhe dhjetë akuza për mbajtjen e paligjshme të të njëjtit lloj informacioni.
Sipas Departamentit të Drejtësisë eshte bërë publike në njoftimin zyrtar, se Bolton akuzohet se ka përdorur llogari e-mail personale, aplikacione mesazhesh për të dërguar materiale klasifikuese dhe gjithashtu ka ruajtur kopje fizike të dokumenteve në shtëpi, në Bethesda, Maryland, tematika që përfshinin inteligjencë ushtarake, marrëdhënie diplomatike dhe plane të ardhshme të sigurisë kombëtare.
Në njoftimin e Departamentit të Drejtësisë, Prokurori për Distriktin e Maryland-it, Kelly O. Hayes, dhe zyrtarë të FBI-së dhanë mesazhe të qarta: “Ka një ligj për të gjithë amerikanët,” dhe theksuan se, sipas hetimeve, Bolton veproi në shkelje të ligjit federal për ruajtjen dhe shpërndarjen e informacionit të mbrojtjes kombëtare. Aktakuza, nëse ai shpallet fajtor, mund të sjellë dënime deri në 10 vjet për secilën prej akuzave të transmetimit dhe mbajtjes së informacionit.
Avokatët e Bolton kanë mohuar shkeljen e ligjit dhe kanë thënë se dokumentet që janë sekuestruar ishin materiale që në shumë raste ishin të vjetra dhe se Bolton i kishte trajtuar sipas procedurave që ai besonte se ishin të ligjshme.
Reagimi i Presidentit Trump dhe konteksti politik
Kur u pyet për aktakuzën, Presidenti Donald Trump u shpreh përpara anëtarëve të shtypit: “Nuk e dija për këtë, po më thoni tani për herë të parë,” dhe e quajti Bolton “një person të keq” (“bad guy”). Ai tha gjithashtu: “Kështu shkon,” duke e trajtuar rastin me një koment relativisht të ftohtë dhe që nuk dha shenja mbështetjeje apo ndonjë analizë të thelluar. Ky reagim pasqyron edhe historikun konfliktual midis Bolton dhe Trump — që kur Bolton, pas largimit nga Administrata, u bë kritik i hapur i disa politikave dhe veprimeve të Trump.
Në të njëjtën kohë, kjo aktakuzë vjen në një moment politik intensiv: Bolton bëhet figura e tretë në radhë brenda pak javësh që përballet me akuza federale — pas James Comey dhe Letitia James.
Foto nga Google Images
Artikulli i përgatitur nga ACTVUSA