Kryeministri Edi Rama ka prezantuar së fundmi një tjetër kapitull të asaj që tashmë mund të quhet letërsi politike fantastiko-industriale, ku Shqipëria shfaqet jo vetëm si prodhuese e makinave ushtarake, por edhe si kantier detar i NATO-s dhe eksportuese anijesh për Evropën. Sipas tij, shteti shqiptar ka vendosur të hyjë drejtpërdrejt në sipërmarrje, duke prodhuar gjithçka – nga uniformat e ushtrisë, te automjetet ushtarake dhe deri te anijet, të cilat jo vetëm do t’i shërbejnë forcave tona, por do të shiten edhe jashtë vendit.
Në këtë narrativë optimiste, Rama shpjegon se Shqipëria nuk është “budallaqe” të shpenzojë buxhetin për blerje, por do të blejë vetëm ato pajisje që “nuk prodhohen dot”, ndërsa pjesën tjetër do ta prodhojë vetë. Një ide që tingëllon si revolucion industrial, sidomos për një vend ku edhe tenderat për uniforma dhe kapele policësh, sipas vetë Kryeministrit, kanë përfunduar me hetime dhe njerëz në burg për vjedhjen e “çerekut të kapeles”. Por në të njëjtën frymë, ai siguron se Shqipëria paska “dijen më të madhe të Evropës për të qepur” – një dije që çuditërisht nuk ka arritur ende të prodhojë uniforma pa skandale.
Kulmi i përrallës vjen me marrëveshjen me gjigantin italian Fincantieri, ku përmes kompanisë shtetërore KAYO, Shqipëria do të bëhet bashkëpronare në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e anijeve në Pashaliman. Sipas planit, italianët do të kenë 51% të aksioneve, shteti shqiptar 49%, ndërsa Shqipëria do të prodhojë anije për ushtrinë e saj, do të mirëmbajë flotat e vendeve të NATO-s dhe do të marrë porosi nga vende të tjera. Të gjitha këto, natyrisht, do të sjellin paga të larta, njësi të specializuara dhe fitime për shtetin – një skenar që në letër duket më i qëndrueshëm se çdo program qeveritar i 12 viteve të fundit.
Ndërkohë, zërat kritikë që pyesin për transparencën, kapacitetet reale dhe rreziqet e përfshirjes direkte të shtetit në sipërmarrje, etiketohen si “baltë”, “trillime” apo komisione hetimore që pengojnë ëndrrën industriale. Sepse, sipas Kryeministrit, Shqipëria tashmë nuk është më një vend që prodhon vetëm fjalë dhe premtime, por një fuqi në ardhje e industrisë ushtarake evropiane – edhe pse realiteti vazhdon të përballet me probleme shumë më bazike sesa ndërtimi i anijeve për NATO-n.
Në fund, mbetet për t’u parë nëse kjo histori do të përfundojë si një sukses strategjik apo thjesht si një tjetër përrallë me anije, makina dhe kapele, e treguar me bindje të plotë, por e lënë pezull mes fantazisë politike dhe realitetit shqiptar.
Ja nje pjese nga fjalimi i Rames:
“Ne nuk jemi budallenj që paratë e buxhetit t’i përdorim vetëm për të blerë. Me ato para do të blejmë vetëm atë që nuk mund ta prodhojmë vetë, ndërsa makinat e ushtrisë do t’i prodhojmë këtu dhe jo vetëm për ushtrinë shqiptare, por edhe për eksport.”
“Ka shumë pak dëgjesa se nga an tjetër kemi një çetë që nuk njeh dëgjesën, por vetëm komisionin hetimor, ose fletëthirrjen për një tjetër baltë. Dëgjesat janë praktikë e konsoliduar dhe ne nuk mund të presim. Na duhen dëgjesat dhe si instrument institucional për të trajtuar çështje që janë të një rendësi të dorës së parë për vendin që degradojnë në copëza trillimesh dhe historish që hidhen për të helmuar publikun. Psh. sh në Shqipëri po ndodh diçka që është tërësish e re. Shteti po merr pjesë në sipërmarrje, krejt e kundërta e rrugës që çon në abuzim me asetet publike, ne abuzim me fondet publike, flas këtu dhe për abuzimin në mungesë të një qaje largpamëse.
Sot, zhvillohej seanca fundit e negociatave dhe mund të jetë akoma në zhvillim me një prej ekselencave më të mëdha të botë, Fincantieri , kompania italiane lider në prodhimin e anijeve. Falë kopanisë tonë publike KAYO-s , ne kemi hyrë në një marrëveshje me Financierin për një kompani të përbashkët, 51% do ti kenë italianët, 49% shteti shqiptar. Aktiviteti i kompanisë në portin e Pashalimanit do të bëjë që nga njëra anë ushtria shqiptare të vazhdojë të ngrejë forcën e vet detare, duke prodhuar në vend anijet në dispozicion të saj, do të bëj mirëmbajtjen e tyre me një kompania që shteti shqiptar është aksioneve dhe patjetër që do të krijojë njësi të specializuar me paga të larta. Do të marrë dhe porosi nga vend të tjera që do ti shesi. Nga shitja shteti shqiptar, forcat e armatosura do të përfitojnë 49%. Do të bëjë mirëmbajtjen e anijeve të rojës bregdetare të vendeve të NATO-s në Shqipri, 49% të shtetit shqiptar.
Ndërkohë ju dëgjoni që është krijuar një KAYO- për të kanalizuar paratë e drogës dhe për ti hapur rrugë kontrabandës së armëve. Kjo nuk është komani private as që fshihet një person privat. rritja e buxhetit të NATO-s për të gjitha vende, bërë që nga momenti i linçimit, kryeministria arriti të bëhej si një supermarket ku hynin dhe dilnin shitës që doni të takoheshin me mua për të më thënë që kemi motorra, makina, aeroplanë, helikopterë. Ne jemi budallenj që paratë e buxhetit t’i përdorim thjeshtë për të blerë ndërkohë që me ato para do të blejmë çfarë nuk prodhojmë dot, por makinat e ushtrisë do ti prodhojmë vetë. dhe jo vetëm për ushtrinë shqiptar, por dhe për eksport. Jemi budallenj ne që të vazhdojmë të bëjmë tendera uniformash që përfundojnë nën hetim dhe me njerëz në burg për perimetri ne kapës së policit, se polici e ka kokën ka dhe nuk i bën dhe keni vjedhur çerekun e kapeles. Ndërkohë që ne kemi dijen më të madhe të Evropës për të qepur”, tha Rama.
Foto nga Google Images
Artikulli i përgatitur nga ACTVUSA


