-14 C
Sterling Heights
24/01/2026, 13:29
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Makina përplaset me terminalin McNamara në Aeroportin e Detroitit, shoferi arrestohet

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaLajmeMakina përplaset me terminalin McNamara në Aeroportin e Detroitit, shoferi arrestohet

Mbrëmë, në rreth orës 19:30 (koha lokale), një burrë drejtoi makinën e tij drejt McNamara Terminal në Detroit Metropolitan Wayne County Airport duke përplasur hyrjen dhe duke shkelur brenda në zonën e terminalit. Incidenti ndodhi pranë zonës së kontrollit të biletave dhe bagazheve të kompanisë Delta Air Lines. 

Sipas autoriteteve të aeroportit dhe pamjeve të shpërndara nga udhëtarë dhe mediat, makina shpërtheu përmes dyerve xhami dhe goditi një tavolinë biletash, duke lënë xhamat të thyer dhe mbeturina përreth. 

Udhëtarët dhe punonjësit u trëmbën nga zhurma e fortë, por për fat të mirë nuk ka raportime për dëmtime serioze. Sipas raportimeve zyrtare, 6 persona u trajtuan në vend nga ndihma e shpejt ne aeroport, për shkak të lëndimeve të lehta nga xhamat ose mbeturinat e shpërndara. 

Shoferi i makinës u arrestua menjëherë nga policia dhe siguria e aeroportit, dhe është në paraburgim ndërkohë që autoritetet po hetojnë shkaqet e incidentit. Identiteti i tij nuk është bërë publik ende, dhe arsyet pse makina u drejtua drejt terminalit mbeten të paqarta. 

Video nga vendngjarja tregon shoferin që del nga makina me duart lart, ndërkohë që është i rrethuar nga policë dhe agjentë të sigurisë, duke u larguar nën pranga. 

Për fat të mirë, fluturimet dhe operacionet e aeroportit nuk u ndërprenë dhe puna vazhdoi normalisht, ndërsa pastrimi dhe hetimi vazhdojnë nga autoritetet vendore. 

Foto nga Google Images

Artikulli i përgatitur nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img