Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ka zhvilluar një takim me disa qytetarë shqiptarë që ushtrojnë role dhe funksione të rëndësishme në organizata rajonale dhe ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë.
Përmes një mesazhi publik, Malaj u shpreh se ishte një kënaqësi të priste ekspertë dhe profesionistë të cilët, sipas tij, japin një kontribut të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar.
Ambasadori vlerësoi angazhimin dhe ekspertizën e tyre në promovimin e zhvillimit dhe integrimit të Kosovës, duke theksuar se puna dhe përkushtimi i tyre profesional ndihmojnë edhe në afirmimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Ai shprehu mirënjohje për profesionalizmin dhe imazhin pozitiv që këta profesionistë përcjellin në institucionet dhe organizatat ku veprojnë, duke e konsideruar kontributin e tyre një vlerë të rëndësishme për përfaqësimin shqiptar në nivel rajonal dhe global.
“Pata kënaqësinë të mirëpres disa prej qytetarëve tanë , ekspertë dhe profesionistë me role e funksione të rëndësishme në organizata rajonale dhe ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë.
Gjatë takimit, shpreha vlerësimin tim të lartë për kontributin, ekspertizën dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm në forcimin e bashkëpunimit rajonal e ndërkombëtar, si dhe në promovimin e zhvillimit dhe integrimit të Kosovës. Angazhimi dhe përkushtimi i tyre profesional përfaqësojnë një vlerë të çmuar edhe për afirmimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Mirënjohje për profesionalizmin, përkushtimin dhe imazhin pozitiv që përcillni kudo ku veproni,”- shkroi Malaj.
Foto nga profili i Ambasador Malaj
Artikulli pregatitur nga ACTVUSA


