17.3 C
Sterling Heights
14/06/2026, 16:41
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Rama përplaset me protestuesit, i cilëson “fashistë” dhe “hajvanë” në mes të protestave për dorëheqjen e tij

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetRama përplaset me protestuesit, i cilëson “fashistë” dhe “hajvanë” në mes të...

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj protestave që po zhvillohen në disa qytete të vendit, ku qytetarë dhe aktivistë po kërkojnë largimin e tij nga detyra. Në një deklaratë publike gjatë podcastit të tij “Flasim”, Rama kritikoi një pjesë të protestuesve, duke përdorur terma të fortë dhe duke paralajmëruar se nuk do të tërhiqet përballë presioneve politike.

Sipas kryeministrit, brenda grupimeve që po marrin pjesë në protesta ekziston edhe ajo që ai e quajti një “frymë fashiste”, duke bërë krahasime me lëvizje ekstremiste të së kaluarës në Europë dhe me organizatën greke “Agimi i Artë”. Rama argumentoi se askush nuk duhet t’u imponojë të tjerëve mënyrën se si duhet të mendojnë apo të veprojnë.

Deklaratat e tij vijnë në një moment kur protestat kundër qeverisë kanë hyrë në javën e dytë. Organizatorët dhe pjesëmarrësit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit, duke ngritur akuza për korrupsion, keqmenaxhim dhe vendimmarrje që, sipas tyre, nuk janë në interes të qytetarëve.

Nga ana tjetër, qeveria ka mbrojtur politikat e saj dhe ka theksuar se projektet e zhvillimit do të vazhdojnë pavarësisht kundërshtimeve. Rama deklaroi se nuk do të tërhiqet përballë asaj që e konsideron gjuhë urrejtjeje dhe presione ndaj qytetarëve që kanë mendime të ndryshme.

Përplasja mes qeverisë dhe protestuesve duket se po thellohet, ndërsa protestat vazhdojnë të tërheqin vëmendjen e opinionit publik dhe të nxisin debat të fortë politik në vend.

“Dhe kjo po ndodh me shumë njerëz, edhe me ata që kanë një opinion tjetër thjesht dhe shkruajnë postim dhe marrin të shara dhe marrin kërcënime, të cilat flasin për atë që unë e kam thënë që është ditën e parë në këtë konglomerat, në këtë mozaik, ku ka njerëz nga të gjitha rrugët e jetës, ku ka patjetër njerëz, që kanë vetëm qëllime të mira, ka dhe një komponentë fashiste, një frymë fashiste. Dhe fryma fashiste nuk ka nevojë për uniforma dhe për armë. Fryma fashiste është fryma që thotë: “Shqipëria është e shqiptarëve”, pra, të gjithë të tjerët jashtë nuk janë të mirëseardhur. Siç ishte Gjermania e gjermanëve dhe u bë “delja e zezë” e Europës për vite, vite të tëra pastaj. “Greqia është e grekëve”, thoshin këta hajvanët e Agimit të Artë, që u bënë një problem për Greqinë, e të tjera, e të tjera, e të tjera. Është e patolerueshme që një grup njerëzish, që një forcë njerëzish, që një parti apo një konglomerat partish, apo që nuk e di, quani si të doni, t’i imponohet pjesës tjetër, duke i thënë që: “O do mendosh kështu si unë, o unë do të sakatoj, do të të bullizoj, do të të kërcënoj”. Kjo është fashiste, është skandaloze dhe kjo duhet ndalur. Dhe kjo ndalet duke mos u tërhequr përpara këtyre lloj presioneve dhe përpara këtyre lloji hajvanëve. Kjo duhet ndalur”

Foto nga Google Images

Artikulli pregatitur nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img