20.1 C
Sterling Heights
15/06/2026, 14:37
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Marjana Koçeku thyen heshtjen pas largimit nga PS, reagon me një simbol të vetëm në rrjetet sociale

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetMarjana Koçeku thyen heshtjen pas largimit nga PS, reagon me një simbol...

Deputetja Marjana Koçeku ka bërë reagimin e saj të parë publik pas vendimit për t’u larguar nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, por pa zgjedhur rrugën e deklaratave apo shpjegimeve politike.

Në vend të një mesazhi të gjatë, Koçeku ka publikuar në rrjetet sociale vetëm një emoji flamingoje, një veprim që ka ngjallur menjëherë diskutime dhe interpretime të ndryshme mes ndjekësve të saj.

Largimi i deputetes 25-vjeçare nga grupi parlamentar socialist u bë i ditur një ditë më parë përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ku ajo deklaroi se do të vijojë mandatin si deputete e pavarur. Deri tani, Koçeku nuk ka dhënë arsye të detajuara mbi vendimin që shënon një kthesë të rëndësishme në karrierën e saj politike.

E njohur gjerësisht me pseudonimin “Neomalësorja”, Marjana Koçeku u bë një nga figurat më të spikatura të brezit të ri në politikën shqiptare. Ajo fitoi vëmendje të madhe publike gjatë fushatës elektorale dhe u promovua shpesh edhe nga kryeministri Edi Rama si një nga përfaqësueset e reja të Partisë Socialiste.

Foto nga Google Images

Artikulli pregatitur nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img