16.5 C
Sterling Heights
18/06/2026, 0:20
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Parlamenti Evropian riafirmon mbështetjen për Kosovën, por ngre shqetësime për ngërçin politik

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetParlamenti Evropian riafirmon mbështetjen për Kosovën, por ngre shqetësime për ngërçin politik

Parlamenti Evropian ka miratuar me shumicë të konsiderueshme raportin më të fundit për Kosovën, duke dërguar një mesazh të qartë mbështetjeje për perspektivën evropiane të vendit, por edhe duke shprehur shqetësime serioze për krizën politike që po zgjat prej muajsh.

Raporti, i votuar të mërkurën në Bruksel, mori mbështetjen e 412 eurodeputetëve, ndërsa 174 votuan kundër dhe 58 abstenuan. Dokumenti vlerëson përkushtimin e Kosovës ndaj integrimit evropian dhe rithekson se e ardhmja e vendit shihet brenda familjes së Bashkimit Evropian.

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, theksoi se vazhdimi i reformave dhe avancimi i dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja mbeten elementë kyç për rrugëtimin evropian të Kosovës.

Megjithatë, raporti nuk kursen kritikat ndaj situatës së brendshme politike. Eurodeputetët vlerësojnë se ngërçi institucional ka penguar përparimin e vendit gjatë vitit 2025, ndërsa paralajmërojnë se vonesat e mëtejshme mund të kenë pasoja konkrete, përfshirë rrezikun e humbjes së fondeve nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian.

Në dokument përshëndetet fakti që proceset zgjedhore janë zhvilluar në mënyrë demokratike dhe se është arritur formimi i qeverisë, por evidentohet mungesa e një konsensusi politik për zgjedhjen e presidentit, çka ka kontribuar në vazhdimin e bllokadës institucionale.

Një nga mesazhet më të forta të raportit lidhet me statusin ndërkombëtar të Kosovës. Parlamenti Evropian përsërit thirrjen ndaj pesë vendeve anëtare të BE-së që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, duke i ftuar ato të ndërmarrin hapa në këtë drejtim për të mundësuar trajtim të barabartë të Kosovës me vendet e tjera aspirante për anëtarësim.

Raporti gjithashtu mbështet aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe kërkon që institucionet evropiane të vazhdojnë procedurat përkatëse pa vonesa të panevojshme, bazuar në parimin e meritës dhe përmbushjes së kritereve.

Në aspektin e sigurisë rajonale, eurodeputetët kanë mirëpritur bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, duke e konsideruar atë një kontribut pozitiv për forcimin e stabilitetit dhe përballimin e sfidave të sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Miratimi i këtij raporti përforcon mbështetjen politike që Kosova gëzon në institucionet evropiane, por njëkohësisht shërben si paralajmërim se pa stabilitet institucional dhe pa vazhdimin e reformave, rruga drejt integrimit mund të përballet me pengesa të reja.

Ja një pjesë e shkurtër e raportit:

Vazhdimi i reformave dhe progresi në dialogun e lehtësuar nga BE-ja mbeten thelbësore në rrugën evropiane të Kosovës. Mbështetet aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE, i dorëzuar në dhjetor të vitit 2022. Përsëritet thirrja për shtetet anëtare në Këshill që t’i bëjnë ftesë Komisionit Evropian për të dërguar pyetësorin pa vonesa të reja dhe të japë mendimin e bazuar në merita për aplikimin e vendit për anëtarësim në BE. Thërret Këshillin që të veprojë shpejt, përfshirë edhe duke i dhënë statusin e kandidatit kur kriteret përkatëse të jenë përmbushur. Bëjmë ftesë për pesë vendet mosnjohëse, të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës deri tani, që ta bëjnë këtë pa vonesa, për të mundësuar avancimin e Kosovës në baza të barabarta me kandidatët e tjerë.

Foto nga Google Images

Artikulli pregatitur nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img