34.4 C
Sterling Heights
15/07/2026, 14:39
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

BE dënon deklaratën e ministres serbe për “spastrimin etnik” të Kosovës: Nuk ka vend për retorikë të tillë në Evropë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetBE dënon deklaratën e ministres serbe për “spastrimin etnik” të Kosovës: Nuk...

Bashkimi Evropian ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale, Snezhana Paunoviq, e cila tha se, po të kishte qenë në vend të ish-presidentit serb Sllobodan Millosheviq në vitin 1998, do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën”.

Në një konferencë për media në Bruksel, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Anitta Hipper, theksoi se edhe pse institucionet evropiane nuk komentojnë zakonisht deklaratat individuale të politikanëve, qëndrimi i BE-së është i qartë kur bëhet fjalë për retorikën që justifikon ose promovon spastrimin etnik.

“Deklarata të tilla bien ndesh me vlerat e dinjitetit njerëzor, pajtimit, llogaridhënies dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore, mbi të cilat është ndërtuar Bashkimi Evropian”, deklaroi Hipper.

Ajo shtoi se një gjuhë e tillë është gjithashtu në kundërshtim me angazhimet që Serbia ka marrë në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, proces që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Sipas Hipper, BE-ja pret që të gjithë drejtuesit politikë në rajon të tregojnë përgjegjësi në deklaratat e tyre publike.

“Ne presim që të gjithë liderët të veprojnë me përgjegjësi, të përmbahen nga retorika nxitëse dhe të kontribuojnë në krijimin e një klime besimi dhe stabiliteti rajonal”, u shpreh ajo.

Reagimi i Brukselit erdhi pasi ministrja serbe Snezhana Paunoviq, gjatë një interviste të dhënë të shtunën për televizionin serb Kurir, deklaroi se, nëse do të kishte qenë në vend të Sllobodan Millosheviqit në vitin 1998, do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën”.

Deklarata shkaktoi reagime të forta dhe u dënua nga autoritetet në Kosovë, ndërsa tani ka marrë edhe një përgjigje të prerë nga Bashkimi Evropian, i cili e konsideron retorikën që nxit ose justifikon spastrimin etnik të papranueshme dhe të papajtueshme me vlerat mbi të cilat bazohet blloku evropian.

Foto nga Google Images

Artikulli pregatitur nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img